Artan Mërgjyshi “zbërthen” Laçin e pathyeshëm

 

Laçi nuk ka pësuar asnjë humbje në gjashtë javët e para të kampionatit dhe për trajneri Artan Mërgjyshi nuk është se duhet të habitet ndokush për diçka të tillë. Bardhezinjtë do tentojnë të vijojnë me rezultat pozitive dhe në vazhdim dhe të luftojnë për vendet e sipërme në klasifikim.

“Nuk është çudi, pasi ne jemi një ekip modest do të thosha, një ekip me djem të ri të alternuar me pak lojtarë me eksperiencë. Por dihet që Laçi – jo pse jam unë atje, por edhe më përpara – e ka në ADN e vet të jetë një skuadër luftarake, një skuadër e fortë, një skuadër që ka krijuar autoritetin e vet në kampionat”, u shpreh Mërgjyshi në “RTSH Sport”.

Më tej ai shtoi: “Ndaj edhe nuk ka frikë dhe hyn  në çdo ndeshje për të marrë maksimumin. Këtë ADN të trashëguar unë jam munduar ta përshtat sa më mirë dhe të marr më të mirën nga kjo skuadër. Shpresojmë që të vazhdojmë sa më gjatë pa humbje, sepse dihet që skuadrat nuk kanë shumë diferenca. Do mundohemi ta shtyjmë sa më gjatë, por të gjitha gjërat mund të ndodhin gjatë rrugës”.

GOLAT NË FUND – “Për momentin duhet të jemi të kënaqur për atë që kemi marrë. Mund të konsiderohet pak edhe si fat, por unë nuk besoj se është vetëm çështje fati. Kemi shënuar gola në fund, por kjo tregon edhe karakter të skuadrës, që lufton dhe nuk dorëzohet. Gjithsesi e thashë që jemi të kënaqur, por kampionati është i  gjatë”.

SULMI – “Kemi probleme sa i takon veprimeve sulmuese si skuadër, pasi jemi të konsoliduar më shumë në fazën mbrojtëse. Dihet edhe gjendja e lojtarëve të afruar, të cilët kanë ardhur me vonesë në ditët e fundit të merkatos. Ata akoma nuk janë në gjendjen optimale fizike dhe për këtë jemi munduar të fusim lojtarë që kanë eksperiencë, si Shtubina dhe Sukaj që ende nuk është në gjendjen optimale. Me rikthimin e tij në gjende të mirë, por edhe të Parmakovskit, shpresoj që të shtojmë forcën sulmuese dhe të jemi më efikasë dhe të qëndrueshëm gjatë gjithë 90 minutave”.

NGJESHJA NË KLASIFIKIM – “Kjo tregon edhe njëherë atë që thamë, që rivaliteti është shumë i madh në këtë kampionat. Duke përjashtuar deri diku, pasi është shpejt akoma, Kastriotin që po tregon probleme në veprimet mbrojtëse, të gjitha skuadrat e tjera janë të denja për të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Pra të gjitha mund t’i fitosh, ose t’i humbësh. Ky kampionat do të marrë fytyrën e vet besoj pas fazës së parë. Do pozicionohen skuadrat për synimet që kanë. Shpresojmë të rrimë në këto pozicione dhe të luftojmë për pozicionet e sipërme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online