VIDEO | Arsenali nuk zhgënjen përballë Kardif, Ranieri “orkestron” përmbysjen e çmendur

Arsenali ka mundur me rezultatin 2 – 1 Kardifin. Obamejang dhe Lakazet shënuan për “topçinjtë”.  Skuadra uellsiane luajti si e barabartë përballë të zotëve të shtëpisë, duke rrezikuar disa herë portën e mbrojtur nga Bernd Leno, por pa mundur të marrin qoftë dhe një pikë nga transferta në Londër.

Me këtë fitore londinezët shkojnë në kuotën e 47 pikëve, po aq sa Çelsi i vendit të katërt, që ka një ndeshje më pak. E veçanta e këtij takimi ishte aktivizimi i Mesut Ozil si titullar në një ndeshje kampionati pas më shumë se një muaji.

Ndeshja më spektakolare e ditës së sotme ishte ajo midis Fulhemit dhe Brajtonit. Vizitorët shtangën londinezët me dy gola të shpejtë, por në pjesën e dytë skuadra e Klaudio Ranieri përmbysi gjithçka, duke shënuar katër gola të njëpasnjëshëm.

Ulverhempton i dha një “shuplakë” Uest Hemit duke mundur londinezët me rezultatin 3 – 0, ndërsa Evertoni mori një fitore me shifre minimale 0 – 1 ndaj Hadërsfilldit të vendit të fundit.

 

Arsenal 2 – 1  Kardif

Fulhem 4 – 2 Brajton

Hadërsfilld 1 – 2 Everton

Ulverhempton 3 – 0 Uest Hem

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *