Arsenali nis merkaton, ofertë konkrete për lojtarin e Realit

Arsenali po mendon që të marrë një portier të ri, pasi Peter Çeh është drejt largimit. Portieri çek ka përfunduar në stol dhe drejtuesit po shohin mundësinë për të gjetur pasuesin e tij. Mediat angleze kanë raportuar sot se “topçinjtë” kanë nisur të lëvizin dhe i kanë vënë syrin portierit të Realit të Madridit, Kelor Navas.

Pas transferimit të Tibo Kurtuas, “gardiani” nga Kosta Rika ka përfunduar në stol dhe tani po e mendon seriozisht largimin. Thuhet se Arsenali është gati që të depozitojë plot 12 milionë euro në arkën e kampionëve të Europës, por nuk duket shumë bindëse oferta ekonomike, pasi reali vështirë se do të lëshojë portierin për një shifër kaq të ulët.

Mbetet për t’u parë nëse do të realizohet ky transferim, por në Angli janë të bindur se nëse nuk vjen Navas, atëherë do të jetë Leno portieri i parë i skuadrës deri në fund të sezonit, për të mos folur për më gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *