Arsenali hedh sytë nga Bundesliga, gati oferta për talentin gjerman

0

Arsenali po kërkon për zëvendësuesin e Mesut Ozil dhe klubi anglez ka një preferencë. Ai quhet Kei Haverc, organizatori i talentuar i Bajer Leverkuzenit.

19-vjeçari numëron 8 gola të shënuar dhe dy asiste të dhënë këtë sezon në kampionat, ndërkohë që ka zhvilluar dhe dy ndeshje me kombëtaren e Hoakim Lëvit.

“Topçinjtë” po përgatisin një ofertë për klubin gjerman, por gara për shërbimet e Haverc nuk do të jetë aspak e thjeshtë, pasi ai pëlqehet dhe nga klube të tjera të mëdha.

Kontrata e lojtarit me “aspirinat” përfundon në verën e vitit 2022, ndërsa ky mund të jetë sezoni i fundit i tij në Bundesligë.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.