Arsenal mendon për yllin e Napolit, e sheh si zëvendësues të Ramsejt

“Martesa” Arsenal-Ramsej, ka kohë që përflitet se po shkon drejt fundit. Zhvillimet e ditëve të fundit, ku Ramsej duket se hodhi poshtë mundësinë e rinovimit me “topçinjtë” i përforcoi më shumë këto zëra. Uellsianit i mbaron kontrata me londinezët në fund të këtij sezoni dhe mesfushori mund të largohet me parametra zero nga “Emirates”.

Pikërisht për sa i përket kësaj çështje Arsenal me sa duket është vënë në lëvizje. Siç raportohet nga Italia, konkretisht nga “Mediaset”, drejtuesit e “topçinjve” janë duket u interesuar për mesfushorin e Napolit, Piotr Zielinski. Tek Arsenal e shohin si një zëvendësues të denjë të Ramsejt, mesfushorin polak.

Zielinski momentalisht vlerësohet 35-40 milionë euro, por mbetet për t’u parë dhe në rast se Napoli mund të lejojë të privohet nga shërbimet e 24-vjeçarit të talentuar. Polaku u ble dy sezone më parë, pasi shpërtheu me skuadrën e Empolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online