Arsenal ka gjetur qetësinë në ofensivë, mbulon në para dy yjet kryesorë

Arsenali më në fund ka gjetur qetësinë e kërkuar në sulm. Aleksandër Lakazet dhe Pier Emerik Obamejang kanë treguar një harmoni të shumë të mirë dhe protuktiviteti i tyre në shënim është mjaft i kënaqshëm. Dy sulmuesit kanë kontribuar në 64 gola gjithsej për Arsenalin në këtë sezon. Së bashku regjistrojnë 47 gola dhe 17 asiste.

Arsenali është i lumtur me dyshen e sulmit dhe siç raporton “Daily Mail”, po pregatit një zgjatje kontrate për të dy yjet. Ky rinovim ka më shumë si objektiv rritjen e ndjeshme të pagave të sulmuesve. Topçinjtë nuk e dëshirojnë një largim të mundshëm të goleadorëve të tyre dhe synon t’i mbulojë me para.

Për Lakazet, Arsenal shpenzoi plot 53 milionë euro për ta shkëputur nga Lioni dhe sjellë në Londër. Akoma më shumë iu desh të bindte Borusian e Dortmundit për të hequr dorë nga Obamejang. 29-vjeçari erdhi në “Emirates Stadium” në këmbim të 64 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online