Skuadra e Çelsit, iu besoi të tre vëllezërve Hazard disa sezone më parë. Thorgan, Eden dhe Kilian nënshkruan për Blutë e Londrës dhe siç flitej në mediat britanike, gjithçka u bë vetëm që të arrihet te firma e Eden Hazard. Thorgan dhe Kilian nuk kanë luajtur thuajse fare me ekipin e parë të Çelsit.
Thorgan Hazard kishte vite që luante si i huazuar te skuadra e Borusia M’Gladbah dhe sezonin e shkuar, ekipi gjerman bleu kartonin e plotë të tij. Ndërsa Kilian Hazard, e mbylli këtë sezon si i huazuar te skuadra belge, Cercle Bryzh.
Sot, klubi i Çelsit ka konfirmuar se dhe Kilian Hazard do të nënshkruajë përfundimisht me skuadrën e Cercle Bryzh dhe nuk do të jetë më pjesë e Bluve londinezë. Tani, në “Stamford Bridge” ka mbetur vetëm Eden Hazard, por dhe e ardhmja e këtij të fundit është një mister.