Ardit Shehaj ikën nga Flamurtari: Më mirë një fund i dhimbshëm…

Vazhdon spastrimi në Vlorë dhe tashmë është larguar edhe Ardit Shehaj. Bëhet fjalë për një ndër futbollistët më të vjetër te Flamurtari, edhe pse Shehaj është vetëm 26 vjeç.

Sulmuesi është rritur në Vlorë dhe luan prej një dekade me ekipin e parë, me përjashtim të pak muajve në Pogradec e më pas në Krujë, në vitin 2012.

Sezonin e fundit Shehaj luajti 23 ndeshje e shënoi 2 gola në kampionat, por ra në sy mbi të gjitha për faktin se thuajse gjithë sezonin luajti si mesfushor krahu, duke treguar se është një lojtar i aftë të luajë në disa role.

Megjithatë, tani ka ardhur divorci, lajmëruar nga vetë vlonjati, i cili ka postuar në Instagram një letër të hapur lamtumire.

Faleminderit Flamurtar… Faleminderit tifozeri vlonjate. Faleminderit të gjithëve për çdo gjë. Kam kaluar vite të bukura në Vlorë, të mira dhe të këqija qofshin ato. Çdo gjë ka një fund dhe tashmë nuk jam më pjesë e Flamurtarit. Kam dhënë maksimumin për këtë fanellë, me aq mundësi sa kam pasur. Çdo gjë e mbylla në mënyrën më të mirë, pa gjyqe.

Për këtë kanë meritë të veçantë njerëzit që janë aty dhe sepse e kam dashur me gjithë zemër këtë

ekip. I uroj gjithë të mirat ekipit. Ishalla lart e më lart. Më mirë një fund me pak dhimbje, se sa një dhimbje pa fund. Edhe një herë Faleminderit të gjithëve”.

Një mesazh domethënës, ku Shehaj zbulon se është larguar kundër dëshirës së tij, për t’u dhënë fund “dhimbjeve pa fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *