Superiorja për rekord, konfirmohen thuajse të gjithë trajnerët

Duhet të hapen arkivat për të kujtuar se kur ka qenë hera e fundit që 9 nga 10 klubet e Superiores nuk e kanë zëvendësuar trajnerin në fund të edicionit dhe nëse nuk do ishte për Milinkoviç ende në mëdyshje nëse duhet të vazhdojë apo jo te Luftëtari, do ishte një rekord më vete. 100% e klubeve do vazhdonin punën e bërë në fazën e katërt të edicionit të shkuar. Ajo që e bën interesante panoramën e trajnerëve është fakti që të 9 të konfirmuarit deri tani janë shqiptarë. Me sa duket, pas dështimeve me trajnerët e huaj – mund të kenë qenë më shumë se 150 të huaj në gjithë këto vite – janë bindur se te suksesi të dërgojnë ekskluzivisht shqiptarët. Dy janë trajnerët e huaj që kanë fituar kampionat në Shqipëri, Haxhiosmanoviç dhe Levi.

Megjithatë, duhet pritur disi, sepse vera mund të sjellë zhvillime. Pavarësisht të papriturave, Gjoka, Starova dhe Daja, si treshe e vendeve të para, do vazhdojë punën në kupat e Europës, ndërsa Magani dhe Duro kanë pretendime më të mëdha te Teuta e Flamurtari se sa fundi i edicionit të shkuar. Laçi nuk gjeti asnjë arsye për të zëvendësuar Nicën, ndërsa projekti Cungu duhet ë vazhdojë në Shkodër. Kamza dhe Lushnja shpërblyen dhe respektuan trajnerët që i ngjitën një kategori më lart, Ndreun dhe Banon.

Askush nuk vë dot dorën në zjarr që presidentët në Shqipëri janë emancipuar dhe e kanë kuptuar se ndërrimi i trajnerëve nuk i jep zgjidhje krizave afatshkurtra, megjithatë statistikat thonë se këtë radhë pjekuria ka përkuar me një nivel më të lartë se zakonisht. 9 shqiptarë dhe 90% e pankinave të pandryshuara. Statistikë e bukur.

 

Kukësi                   Ernest Gjoka

Partizani               Sulejman Starova

Skënderbeu       Ilir Daja

Luftëtari               ?

Teuta                    Gugash Magani

Laçi                         Stavri Nica

Flamurtari           Shpëtim Duro

Vllaznia                 Armando Cungu

Kamza                   Ramadan Ndreu

Lushnja                 Artan Bano

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online