Ardian Mema debuton me Tiranën, Halili nuk mungon në miqësore

0

Tirana ka nisur një kapitull të ri me trajnerin Ardian Mema. Nën drejtimin e teknikut të ri, bardheblutë kanë zhvilluar një ndeshje brenda familjes, teksa skuadra e parë ka sfiduar ekipin e 19-vjeçarëve. Prezent në këtë ndeshje ka qenë dhe presidenti Refik Halili, i cili ka ndjekur ndeshjen nga afër.

Skuadra e Memës ka arritur që të fitojë me rezultatin 3-0, me golat që u shënuan nga Grent Halili në minutën e 17-të, Kobina në minutën 35-të dhe Ngo në pjesën e dytë. Timonieri i ri i skuadrës ka provuar të gjithë lojtarë që ka pasur në dispozicion për këtë ndeshje.

Sfida e radhës për 24-herë kampionët është ndeshja me Flamurtarin, e cila për trajnerin  ri do të jetë e veçantë, pasi në fillim të kësaj jave ishte pjesë e kuqezinjve. Tirana ka nevojë urgjente për fitore, kjo për shkak se nuk ka bërë aspak mirë në këtë fazë të parë, me 8 pikë në po kaq ndeshje.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.