Liga e Kombeve | Norvegjia likuidon Slloveninë, surpriza në ligën D

Janë luajtur diçka më shumë se gjysma e ndeshjeve të sotme të vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndeshjet kanë dhuruar surpriza të bukura, si ajo e Gjibraltarit në Ligën D, ku morën fitoren e parë në histori në një ndeshje zyrtare ndaj Armenisë në transfertë.

Ndërkohë po në ligën D, në grupin 4, Gjeorgjia thuajse ka hipotekuar vendin e parë, teksa ka arritur një fitore 3-0 ndaj Andorrës. 9 pikë të plota për gjeorgjianët, të cilëve i nevojitet vetëm një fitore në tre ndeshjet e mbetura për të mbyllur dhe matematikisht çështjen e kreut të grupit. Letonia dhe Kazakistani ndanë nga një pikë mes njëri-tjetrit, në një sfidë që u mbyll me rezultatin 1-1.

Në ligën C, Norvegjia dhe Çekia kanë triumfuar respektivisht ndaj Sllovenisë edhe Sllovakisë. Norvegjia arriti një fitore në shtëpi, me supergolin e Selnaes në fundin e pjesës së parë  dhe ngjitet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Bullgarinë. Ndërkohë Çekia arriti një fitore mjaft të vështirë në transfertën sllovake. Çekët fituan 1-2 me golat e Kermençik dhe Patrik Shik, të cilët bënë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Marek Hamshik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online