Ardhja e Matuidi, Alegri mendon të rikthejë mesfushën me tre

Nga ana taktike, “veshja perfekte” e francezit është ajo e gjysmësulmuesit të krahut të majtë, në skemën 4-3-3. Në karrierë ai ka luajtur në reparte me dy mesfushorë, atje ku, për fat të keq, nuk ka mundur të shprehë të gjithë potencialin. Pra, nuk do të ishte e pamundur të mendoje se Alegri po mendon që të punojë për një ndryshim taktik. Kjo nuk do të thotë se 4-2-3-1 do të harrohet, duke parë edhe numrin e madh të sulmuesve që ai ka në skuadër.

Mesfusha me tre mund të jetë një nga variantet në disa ndeshje të veçanta, për të përforcuar filtrin e një mesfushe që i mungojnë lojtarë të fuqishëm. Dhe kjo do të shërbejë për të mbështetur një mbrojtje që ka treguar vështirësi. Pastaj nga ajo anë e fushës luan Aleks Sandro. Matuidi është lojtari ideal për të luajtur në atë krah dhe të ofrojë dublim. Pra, qoftë 4-3-3, apo 4-3-2-1, me Dibalën dhe Dagllas Kostën (apo Bernardeskin) pas Higuainit, Alegri i ka “armët” e duhura për të rinovuar “arsenalin” e tij.

Moduli 4-3-3

Bufon

De Shiljo, Rugani, Kielini, Sandro

Kedira, Markizio, Matuidi

Dibala, Higuain, Manxhukiç

 

Moduli 4-3-2-1

Bufon

Spinacola, Rugani, Kielini, Sandro

Pjaniç, Markizio, Matuidi

Dibala, Bernardeski

Higuain

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online