Kutinjo çështje orësh, ndërlikohet pista “Dembele”

Braziliani nuk ka ndër mend të veshë më fanellën e Liverpulit dhe kërkon vetëm Barçën. Gjithçka mund të mbyllet në pak orë

Pas arritjes sëë marrëveshjes me Paulinjon, Barcelona shpreson të mbyllë në pak orë dhe transferimin e Filipe Kutinjos në “Camp Nou”. Bisedimet me Liverpulin kanë qenë shumë të vështira, që shopesh ka refuzuar shitjen e brazilianit. Por ka qenë vetë Kutinjo ai që i ka dhënë një dorë Barçës, teksa në ditët e fundit ai ka pasur disa biseda me trajnerin Jurgen Klop ku i ka kërkuar të jetë i lirë të shkojë tek Barça. Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, Kutinjo mësohet t’i ketë thënë prerë trajnerit Klop në bisedën e tyre të fundit se “nuk do të ketë kthim pas dhe se ai nuk do të veshë më fanellën e Liverpulit”. Burime të rezervuara nga klubi i Barcelonës, nënvizojnë se marrëveshja mund të mbyllet në çështje orësh ose ditësh. Kutinjo pritet të jetë  basti i madh i Barcelonës, teksa klubi pritet të shpenzojë pjesën më të madhe të 222 milionë eurove të fituara nga shitja e Nejmarit pikërisht tek braziliani tjetër.

Ndërlikohet Dembele – Në ndryshim nga Nejmar, për Barçën është ndërlikuar jo pak pista tjetër, ajo që të çon tek sulmuesi i krahut i Dortmundit, Osman Dembele. Mediat pranë Barcelonës bëjnë me dije se bisedimet mes Barçës dhe Dortmundit janë ndalur, pasi klubi i Bundesligës ka rritur shumë kërkesat ekonomike. Tek Borusia pretendojnë 100 milionë euro në “dorë” dhe 30 milionë euro të tjera në formë shpërblimesh. Ndërkaq, klubi i Dortmundit vetëm një ditë më parë i ka dërguar një ultimatum Barcelonës për sulmuesin Dembele. Ky ultimatum mbetet në fuqi deri më 26 gusht. Tani është Barcelona që duhet të vendosë…

2 afrime

Barcelona ka bërë deri më tani dy afrime në merkato, Nelson Semedo dhe  Paulinjo Bezerra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online