Arbitrat, rreshtimet dhe biletat: Gjithçka për Skënderbeu-Kukësi

Pas Kupës, është momenti të rikthehet dhe Superiorja. Gjithçka nis nga Korça, ku Skënderbeu pret Kukësit. Korçarët duan Europën, verilindorët titullin kampion. Një betejë për çdo centimetër të fushës, ndërkohë që një sy te kjo përballje e ka edhe Partizani kryesues.

Trajneri Orges Shehi sot ka edhe një “armë” tjetër, Dejvi Bregun. Për vlonjatin është e sigurt që do të ketë minuta, pasi zor ta nisë nga fillimi. Ndërkohë tashmë një vend titullari e ka fituar edhe i riu Jorgo Pëllumbi, që po konfirmohet si një lojtar me vlera nga java në javë.

Kukësi ka sërish mungesat e Rrumbullakut dhe Cuculit. Trajneri Cungu dilemën më të madhe e ka pasur për krahun e majtë të mbrojtjes dhe ka zgjedhur sërish eksperiencën e “xholit” Olsi Teqja. Ky i fundit luajti edhe në Kupë në linjën e majtë të prapavijës. Rexhinaldo është menduar titullar dhe pas tij Rroca.

Ndërkohë janë publikuar edhe emrat e atyre që do të gjykojnë përballjen mes Skënderbeut dhe Kukësit. Nuk është një gjyqtar që mban stemën e FIFA-s, por Olsi Sokoli. Asistent i parë është Rejdi Avdo, i pasuar nga Denis Rexha. Kreshnik Bajramaj nga kolegjiumi i Tiranës është përzgjedhur arbitër i katërt.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 25

E shtunë, më 16 mars, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Skënderbeu-Kukësi

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Pëllumbi, Abazi, Dita, Taipi, Sibo, Muzaka, Pervan, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi
Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Krasniqi, Teqja, Çyrbja, Limaj, Dzaria, Ethemi, Rroca, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Rejdi Avdo, Denis Rexha, Kreshnik Barjamaj
Delegat:
Alban Tafaj; Vëzhgues: Prek Pjetrushi

BILETAT – Klubi korçar dhe kompania Blinibileta.com kanë njoftuar prej ditësh daljen e biletave në treg. Që të martën ato kanë qenë në shitje dhe deri sot para ndeshjes do vijojë ky proces. Sa i takon çmimeve, ato janë si më poshtë:

Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë
Tribuna A, B – 300 Lekë
Tribuna C – 200 Lekë
Tribuna E, D – 100 Lekë
Tribuna (Miqtë) – 200 Lekë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online