Arbitrat gabojnë dhe në Spanjë, incident i veçantë në “Camp Nou”

Shpesh jemi mësuar me gabime nga më të ndryshme nga arbitrat, të cilët edhe kanë ndikuar në rrjedhën e ndeshjeve. Gjithsesi, në ditët e sotme, sidomos në kampionatet më elitare në Evropë, këto gabime janë reduktuar si pasojë edhe e sistemit të video asistentit, VAR.

Në sfidën e fundjavës që lamë pas, ka ndodhur diçka mjaft interesante, në sfidën e luajtur në “Camp Nou”, midis Barcelonës dhe Betis. Andaluzianët morën një sukses befasues në shtëpinë e Barçës me shifrat 3-4, ku shënuan dy herë që në pjesën e parë. Mesi në këtë sfidë shënoi dy herë, në minutat 68 dhe 92. Deri këtu, çdo gjë është në rregull, por për arbitrin kryesor të sfidës Mateo La Hoz jo.

Gjyqtari kryesor i takimit, me sa duket golin e parë të shënuar nga Leo Mesi, e ka shënuar në minutën e 22-të të pjesës së parë. Goli u shënua realisht në minutën e 22-të, por në fraksionin e dytë dhe jo të parë siç kishte raportuar La Hoz. Gjithsesi, ky gabim nuk ndikoi absolutisht në rrjedhën e takimit, por është një incident interesant, që rrallë se mund të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online