Arbitër i akuzuar për Teuta-Kukësi, ka një befasi te formacionet

Teuta-Kukësi është takimi më i rëndësishëm për sot. Përballja e javës së katërt zhvillohet prej orës 18:45 në stadiumin “Niko Dovana”, ndërkohë që janë zbardhur edhe emrat e gjyqtarëve të takimit. Kryesor është Kridens Meta, i akuzuar para disa kohësh nga durrsakët, që kërcënuan madje se do ta çonin në Prokurori kryeqytetasin pas një ndeshjeje kampionati mes këtyre dy klubeve.

Sa i takon rreshtimit të skuadrave në fushë, Shkëmbi i qëndron besnik skemës së tij. Gjithashtu ai i beson pjesës prapa, mbrojtjes dhe dy qendrave të mesfushës. Progni është risia e vetme në fakt, pasi Kamara ka luajtur titullar kur ka qenë në dispozicion të stafit.

Kukësi vjen me probleme, pasi Rrumbullaku dhe kapiteni Shameti janë të dëmtuar. Rexhinaldo vetëm dje është bashkuar me grupin, por mund edhe të luajë nga fillimi. Lojtari ishte optimist një ditë më parë, ndërkohë që edhe klubi verilindor sot në postimin e bërë për “Match Day” ka zgjedhur Rexhinaldon si personazhin kryesor.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4
E shtunë, më 15 shtator, ora 18:45
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Teuta – Kukësi

Teuta: Hidi, Gjorgjievski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Sidibe, Avdyli, Progni, Kruja, Kamara, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

Kukësi: Frashëri, Maliki, Qaqi, Cuculi, Zguro, Ethemi, Musolli, Limaj, Uilliam, Shafik Tigruxha, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Kridens Meta, Nertil Bregasi, Mario Shazivari; Juxhin Xhaja

Delegat: Marjus Sulejmani, Vëzhgues: Plarent Kotherja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *