Momenti më i vështirë në karrierë, kur Leo Mesi qante si fëmijë!

Qershori i vitit 2016 ishte një moment i vështirë për Argjentinën dhe gjithë tifozët e saj. Luhej Kupa e Amerikës, që përkonte me 100-vjetorin e këtij kompeticioni dhe Argjentina u dorëzua në finale përballë Kilit, duke humbur pas goditjeve të penalltive. Leo Mesi ishte një nga lojtarët që gaboi nga pika e bardhë dhe ylli argjentinas vuajti shumë mbas kësaj humbje.

Diçka të tillë e zbulon Elvio Paoloroso, i cili punonte në stafin teknik të Tata Martinos si përgatitësi atletik i skuadrës. “Dhimbja ishte e madhe pas humbjes, por më e keqja ndodhi më pas. Ishte ora dy e mëngjesit pak a shumë dhe gjeta Leon, i cili ishte vetëm dhe po qante me dënesë, si një fëmijë që i ka vdekur e ëma.

U ula me të, fillova ta ngushëlloja, përqafoja dhe më pas filluam të qanim të dy. Kam punuar me Mesin te Barcelona dhe Argjentina dhe kam vetëm fjalë falënderuese kundrejt tij. Ai ka bashkëpunuar gjithmonë për të mirën e ekipit”, përfundon Paoloroso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online