“Ankand” për Neres, gjigantët spanjollë e duan me patjetër

“Los Colchoneros” përveç mbrojtjes kanë si synim të përforcojnë edhe sulmin. Krahët e ofensivës janë shënjestra e tyre. David Neres është emri që Simeone ka dërguar në zyrat e drejtuesve të klubit. Ajaksi e ka hedhur atë në treg dhe klubet që e kërkojnë janë të shumtë. Së fundmi është shtuar edhe Atletiko Madridi. Trajneri Simeone e pëlqen shumë 22-vjeçarin.

Neres është një nga zbulimet e Ajaksit të këtij viti. Braziliani ka shfaqur aftësi të larta teknike dhe një vizion të madh loje. Ai është një forcë e madhe tërheqëse e sulmit të ekipit holandez. Klubi nga Amsterdami pritet të mbajë një çmim mjaft të kripur për të, megjithatë spanjollët nuk do të tërhiqen.

Atletiko nga ana tjetër po punon edhe për të shmangur zmadhimin e “eksodit”, që e ka përshkuar klubin në këtë fundsezon. Grizman, Godin, Filipe Luis kanë konfirmuar largimin. Rodri është lojtari i radhës me valixhet gati. Atletiko po punon për të hartuar një marrëveshje të re për të. Rritja e pagës do e bënte 22-vjeçarin të mos e mendonte më një bashkim me Guardiolën te Siti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *