Juventusi bëri sforcime kolosale në merkato për këtë sezon, afroi edhe armën vdekjeprurëse Ronaldo, por sërish dështim, këtë radhë edhe me i rëndë, pa kapur as gjysmëfinalet.
Gjithsesi, presidenti Andrea Anjeli ka lavdëruar Ajaksi dhe ka komentuar qetësisht eliminimin, duke folur për Sky Sport.
“Zanati im është të jem i pranishëm edhe në raste të tilla. Ajaksi e meritoi plotësisht kualifikimin. Megjithatë, Juve ka 4 vite që kap rregullisht çerekfinalet dhe ky është motiv krenarie.
“Ky nis faji i Juves? Ajaksi e meritoi totalisht, është një skuadër që ecën me cikle dhe është rritur me kalimin e kohës. Ky është një kompeticion ku nuk mjafton gjysmë ore. Të shtunën do kemi shansin të fitojmë titullin e tetë rresht dhe nuk duhet ta harrojmë. Bilanci mbetet pozitiv, eliminimi ndaj Ajaksit nuk është turp, sepse ka vënë në vështirësi të mëdha Bajernin dhe Realin. Largohemi pa keqardhje, pa pengje, ishte ndryshe pak kohë më parë.
“E ardhmja? Skuadra është e re, mund të rritet dhe do të luftojë sërish për Champions League. Alegri nuk gaboi asgjë, do qëndrojë me ne, ka edhe një vit kontratë dhe në verë do ulemi të bisedojmë për rinovimin“.