Anglia bindet më në fund, Premier Liga i thotë “po” VAR-it

0

Sistemi VAR është një risi, që tashmë është pjesë e kampionateve më të rëndësishëm të Evropës, duke përjashtuar këtu vetëm Anglinë. Gjithsesi, kjo pritje duket se ka marrë fund, pasi klubet e Premier Ligës kanë rënë dakord që sistemi VAR të jetë pjesë e kampionatit, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

Ditën e sotme në mbledhjen e kryer është vendosur që të bëhet një kërkesë në FIFA dhe në bordin e shoqatës ndërkombëtare të futbollit. Sistemi i video asistentit, është testuar në futbollin ishullor në kupën FA si dhe në “Carabao Cup” dhe duket se më së fundmi në Angli janë të bindur.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.