Andre Silva më mirë se Mesi, te Milani “vajtojnë”

Real pësoi një disfatë mjaft të hidhur mbrëmjen e kaluar përballë Seviljas dhe me një rezultat të frikshëm, 3-0, që nuk kapërdihet lehtë. Përveç humbjes, ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte dhe dygolëshi i portugezit Andre Silva.

Sulmuesi i talentuar duket se ka gjetur vetveten në Spanjë, duke u rikthyer ai i dikurshmi, i cili shënonte shumë për Porton. Andre Silva u ble me mjaft bujë nga Milan sezonin e kaluar për shumën e 38 milionë eurove, por thuajse në asnjë moment nuk arriti t’i përmbushte pritshmëritë në Milano. Ndoshta dhe besimi që iu dha nga Milan nuk ishte i mjaftueshëm, pasi portugezi numëron në kampionat shumë pak ndeshje si titullar, por gjithsesi dhe statistikat nuk ishin në favorin e tij.

Për të kuptuar edhe më mirë ndryshimin total të 22-vjeçarit, mjafton të përmendet fakti që më fanellën kuqezi ka shënuar vetëm 2 gola në kampionat sezonin e shkuar, ndërsa më Sevijan, vetëm mbrëmjen e kaluar i shënoi 2 herë kampionëve të Evropës, pra Realit të Madridit. 6 ndeshje për andaluzianët e Seviljas këtë sezon, 6 gola të shënuar. Golashënuesi më i mirë në La Liga për momentin, dhe me tifozët e Milan që ndjejnë keqardhje dita ditës për sulmuesin, pasi në sfidën e sotme ndaj Empolit i kanë të dëmtuar të 2 sulmuesit që janë në ekip.

Diçka për të ardhur keq për Milan që nuk besoi tek aftësitë e Andre Silvës, i cili tashmë po shkëlqen me fanellën e Seviljas. Spanjollët e kanë në huazim sulmuesin, por me të drejtë blerje për 35 milionë euro, që me shumë mundësi nuk do të jetë problem për drejtuesit e andaluzianëve me formën që po tregon Silva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online