Andi Lila lojtar i lirë, Tirana e pret krahëhapur

Pas Janina nuk ia doli të mbijetonte në elitën e futbollit grek vjet, ndërkohë që edhe Andi Lila nuk mundi të jepte ndihmën e tij për shkak të disa dëmtimeve që kaloi. Tashmë kavajasi dhe klubi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë bashkëpunimin.

“Pas Janina bën me dije ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Andi Lila, pas një marrëveshjeje të përbashkët. Pas 7.5 viteve bashkëpunim, ne duam ta falënderojmë Andin për ata që ka dhënë për Pas Janinën dhe për profesionalizmin e treguar. Ne i urojmë atij më të mirat në të ardhmen, me shëndet të plotë, dhe sa më shumë suksese në karrierë”, njofton klubi grek.

E ARDHMJA – Lila është përfolur për një kalim te Shkëndijë e Tetovës gjatë merkatos së verës, por gjasat janë që të nënshkruajë me Tiranën. Lojtari polivalent është i lidhur ngushtë me bardheblutë dhe vetëm një ofertë nga jashtë vendit do ta tundonte të bënte një zgjidhje tjetër.

Tirana e pret krahëhapur kavajasin, pasi energjia e tij është e nevojshme në një moment të tillë. Gjithashtu edhe objektivi për të rikthyer titullin në kampin bardheblu i jep një motiv më shumë Lilës të pranojë ofertën e 24 herë kampionëve të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online