Ançeloti tërbon tifozët e Juves: Shpresoj që Atletiko të fitojë Championsin

0

Napoli nuk pati probleme për të fituar dhe ndeshjen e dytë kundër Zyrihut në Ligën e Europës. Vendasit fituan 2-0, duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-1, aty ku do të përballen me austriakët e Salzburgut. Karlo Ançeloti ka bërë një koment pas sfidës kundër ekipit zviceran, që ka sjellë kritika të shumta dhe nuk u ka pëlqyer tifozëve të Juventusit.

Enrike Cerezo, presidenti i Atletikos, akuzoi Kristiano Ronaldon për faktin që ai nuk ka fituar 5 Champions, por vetëm tre. “Kristiano Ronaldo nuk ka fituar pesë Champions, vetëm tre. Nuk i fitoi ai dy Championsat përballë Atletikos. Tifozët tanë tashmë i kanë dhënë përgjigje Kristianos për gjestin e tij. Është një lojtar fantastik, por ka një karakter të çuditshëm”, u shpreh kreu i klubit “colchoneros”.

Ançeloti replikoi me të, duke i dalë në mbrojtje portugezit. Italiani ishte në stolin e Realit kur në vitin 2014, mposhti Atletikon 4-1 në finalen e Champions Ligës dhe dërgoi për herë të dhjetë kupën me veshë të mëdhenj në Madrid.

Mendoj se Reali i Madridit i ka fituar me meritë 5 Champions Ligat, por Atletiko ka qenë dhe vazhdon të jetë një kundërshtar shumë i fortë. I uroj Atletikos që të fitojë Championsin një ditë”, theksoi Karleto.

Kjo deklaratë është lexuar si një dëshirë e trajnerit të Napolit për të kaluar ekipi i Simeones më tej dhe ka sjellë polemika midis tifozëve të Juventusit. Këta të fundit i rezervuan një pritje aspak miqësore Ançelotit, i cili shpreson që bardhekuqtë nga Madridit të arrijnë më në fund që të triumfojnë pas dy finaleve të humbura kundër “armiqve” të Realit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.