Ançeloti: Napoli një familje, më kujton Milanin e dikurshëm!

Mbrëmjen e së dielës, do të luhet kryendeshja e javës së 26-të në Serie A, ku përballë do të vihen Napoli dhe Juventusi. Diferenca në tabelën e klasifikimit është plot 13 pikë, por një fitore e ekipit të Ançelotit mund të rihapë kampionatin. Pikërisht ky i fundit, ka folur për mediat, teksa përveçse Juventusit ka diskutuar dhe për disa tema të tjera.

JUVENTUSI DHE RONALDO –
“Tabela e klasifikimit nuk gënjen, është meritë e Juventusit dhe faji jonë njëkohësisht. Ronaldo është shumë i motivuar dhe i fokusuar në atë çfarë bën. Është gjithnjë i njëjti, nuk ka nevojë të flasësh shumë për të. Është një nga ata lojtarë që ia vlen ta dëgjosh.”

RIVALITETI – “Napoli është i aftë të rivalizojë me Juventusin, ndryshe nuk do të vija këtu. Herët apo vonë ne do të fitojmë, jam i sigurt për këtë.

ANÇELOTIZMI – “Është diçka që nuk ekziston. Jam i interesuar për të pasur një ekip që mund të bëjë gjithçka. Vetëm kjo më duhet.”

NAPOLI SI MILANI I DIKURSHËM – “Grupi këtu është më pak i formuar se grupet që kam pasur te Reali, Bajerni apo Çelsi dhe mund të kem më shumë impakt te lojtarët. Më kujton Milanin, plus De Laurentis është i ngjashëm shumë me Berluskonin. E menaxhon ekipin si një familje e madhe dhe e ndjej veten pjesë të familjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online