Roma bindet, 15 milionë euro për “ish”-in e Milanit

Roma ka zyrtarizuar blerjen përfundimtare të mesfushorit Brajan Kristante. Ekipi verdhekuq e mori italianin nga Atalanta me formulën e huazimit me të drejtë blerje. Huazimi i kushtoi 5 milionë euro ekipit kryeqytetas, teksa tashmë, duket se drejtuesit janë bindur për të ushtruar të drejtën e blerjes.

Klubi verdhekuq ka depozituar dhe 10 milionë euro të tjera, duke e blerë përfundimisht kartonin e Kristantes për plot 15 milionë euro. 23-vjeçari fillimisht ra në sy me Milanin, ku doli nga akademia kuqezi, por nuk arriti të luante shumë ndeshje për ekipin e parë.

Më pas, erdhi kalimi në Portugali te Benfika dhe rikthimi në Serie A me Atalantën, ku shfaqi të gjithë potencialin e tij. Tashmë, është kthyer në një ndër më të preferuarit në mesfushën e Romës dhe nga ndeshja në ndeshje po bind gjithnjë e më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online