Ançeloti: Jemi solidë. Malkuit? Po mëson, ka profesorë përpara

Napoli arriti një fitore të pastër me tris golash përballë Udinezes në transfertë, duke ngushtuar diferencën me Juventusin. Bardhezinjtë u ndalën nga Xhenoa në shtëpi dhe nuk arritën më shumë se sa një barazim. Djemtë e Alegrit vazhdojnë kryesimin, ndërsa Napoli renditet katër pikë më pak.

Karlo Ançeloti ka mbetur i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen e skuadrës, ndërsa lëshon dhe një batutë për Kevin Malkuit. 27-vjeçari francez luan në rolin e Elseid Hysajt, në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe po bën paraqitje pozitive.

Ndaj Udinezes, Ançeloti vendosi t’i aktivizonte të dy lojtarët. Hysaj në krahun e majtë, me më shumë detyra defensive, ndërsa francezi në krahun e djathtë, me më shumë detyra ofensive.

Ishte një fitore e vuajtur, por u rikthyem të menaxhojmë mirë ndeshjen. Po tregohemi solidë në mbrojtje, ndërsa sulmuesit po punojnë mirë. E nisëm me Hysajn pak më mbrapa dhe shtymë shumë përpara me Malkuit. Francezi po rritet, ka një forcë të madhe fizike, por duhet të përmirësohet në fazën difensive. Është normale, përpara tij ka profesorë, ndërsa ai është akoma në fazën që po mëson”, përfundon Ançeloti, duke komplimentuar indirekt lojtarët e tjerë të repartit difensiv, përfshirë dhe shkodranin e kombëtares tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online