Analiza e Redi Jupit: Ju tregoj problemin e Kukësit!

0

Kukësi u ndal në barazim pa gola me Laçin. Pas ndeshjes, trajnerit Armando Cungu iu vu në dukje problemi në qendër të mesfushës dhe përgjigja e tij ishte se ishin superiore nga krahët. Diçka e tillë është vënë re edhe nga Redi Jupi, ish-trajneri i Shqipërisë U21.

Në analizën e tij për verilindorët në emisionin “Procesi Sportiv”, Jupi theksoi se Cungu duhet të gjejë ekuilibrin dhe vendosjen e duhur për skuadrën e tij. Kundër Laçit u pa sërish skema 3-4-3, ndërsa në fund shkodrani spostoi përpara Rrocën, duke e lënë pranë Shkurtajt.

“Kukësi duhet t’i fitojë këto ndeshje, por nuk ka akoma ekuilibrin e duhur. Duhet të gjejë vendosjen e duhur për mendimin tim, sepse është bërë një skuadër e fortë në krah, por pak probleme në qendër. Aty ka disa firo, po themi në qendër të mesfushës. Duhet ta gjejë këtë ekuilibër dhe Cungu është një trajner me eksperiencë, pasi ka vite që drejton”, tha Jupi.

Më tej ai shtoi: “Çështja është se kur do ta gjejë mënyrën e duhur të lojës për t’i futur në lojë të gjithë këta lojtarë që ka dhe a do të humbë pikë deri atëherë. Sepse nëse Partizani ecën mirë, si dhe Kukësi lë pikë këto javë dhe shkëputet edhe disa pikë të tjera, atëherë skuadra e Gegës bëhet e pakapshme”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.