Kristian Panuçi ka komentuar gjendjen aktuale të klubit të Romës. Ish-mbrojtësi i verdhekuqve është i mendimit se problemi kryesor i klubit verdhekuq qëndron te fakti se është i paqartë projekti dhe strategjia që po ndjek klubi.
Sipas ish-trajnerit të kombëtares kjo është gjëja e parë që duhet të qartësojë presidenti Xhejms Palota pasi pa një projekt, çdo trajner do ta ketë të vështirë sipas italianit.
Cilin do zgjidhja për stolin verdhekuq? Si fillim duhet të kuptojmë projektin që ka klubi. E them këtë sepse mund të zgjedhësh cilindo trajner, por nëse nuk je i qartë mbi atë se çfarë kërkon të bësh, gjithçka vështirësohet, edhe sikur në stol të kesh emrin më të mirë në botë.