Alvesh qëndron me “kusht”: Dua një skuadër pretendente!

“Qëndroj në Vlorë edhe sezonin e ardhshëm për një Flamurtar pretendent. Duam minimalisht Kupat e Europës”. Ky është qëndrimi i radhës i sulmuesit brazilian të Flamurtarit, Danilo Alvesh, i cili është nga ata lojtarë që ka fituar simpatinë e sportdashësve vlonjatë, por edhe të drejtuesve e trajnerëve që kanë punuar me të. Ai është një lojtar që sakrifikohet për skuadrën dhe tashmë pret një tjetër sezon me fanellën e Flamurtarit, jo me synimin për të mbijetuar, por për të luftuar për trofe dhe pjesëmarrje në Kupat e Europës.

“Nuk e kam menduar asnjëherë largimin nga Vlora. Te Flamurtari jam ndier gjithmonë i vlerësuar dhe kjo skuadër mbetet në zemrën time. Nuk ka dyshime se dua të vijoj këtu. Por pres që sezonin e ardhshëm të jemi një skuadër, që të pretendojmë gjëra të rëndësishme. Me atë çfarë po shoh këtë periudhë, jam i bindur se kështu do të ndodhë. Duhet të harrojmë çfarë sezoni lamë pas, ku luftuam deri në fund për të qëndruar në Superiore. E pra, kjo nuk duhet të ndodhë më dhe kështu shpresoj të jetë. Flamurtari duhet të jetë një nga skuadrat elitare në kampionatin shqiptar dhe besoj se do të jemi konkurrentë të fortë. Për këtë fakt nuk kam pse të mendoj largimin nga Flamurtari. Kam bindjen se kampionatin e ardhshëm do të jemi protagonistë. Jam ndier gjithmonë mirë në Vlorë dhe kjo është diçka e rëndësishme për një lojtar”, – është shprehur sulmuesi i Flamurtarit, Danilo Alvesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online