Teuta nis nga e para, një javë kohë për riorganizimin

Fatjon Rupi

Teuta e sezonit të ri do të jetë thuajse e transformuar, sepse shumica e titullarëve kanë ikur tashmë zyrtarisht nga Durrësi. Eshtë folur për një Teutë shumë më të fortë, pretendente për vendet e para, fakt që pohohet edhe nga drejtuesit e klubit, edhe pse jo në rrugë zyrtare. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një revolucion te “djemtë e detit”. Të gjithë atyre futbollistëve të larguar nga skuadra u ka përfunduar kontrata dhe ka qenë zgjedhja e tyre për ta vazhduar karrierën diku tjetër. Nga drejtuesit e Teutës nuk është larguar askush.

MAGANI – Trajneri Gugash Magani është pjesë e rëndësishme e skuadrës së sezonit të ri. Ai për momentin është duke punuar për ndërtimin e Teutës së re dhe mësohet se duhet rreth një javë kohë, që skuadra të nisë të marrë formë. Nga burime pranë gazetës mësohet se pritet “ok”-i për një investim më të madh për Teutën e re, por kuptohet që detyra do të jetë shumë e vështirë për stafin teknik, duke pasur parasysh faktin se tregu vendës i lojtarëve është relativisht i varfër. Nga Teuta kanë ikur jo pak lojtarë cilësorë, siç janë Dita, Kotobelli, kapiteni Rustem Hoxha, Artur Magani etj, ndaj dhe duhen bërë shumë blerje për kompletimin e grupit.

AMBICJET – Synimi i drejtuesve durrsakë është që Teuta të rivalizojë me “bigët” e futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm dhe ndoshta merkatoja do të jetë e orientuar në tregun e huaj. Nga grupi i kampionatit që shkoi do të qëndrojnë disa titullarë dhe më pas do të bëhen afrimet e duhura, që mendohet të jenë vërtet cilësore. Pas një jave do të flitet më konkretisht për merkaton, pasi më parë duhet të zyrtarizohet projekti ambicioz që kanë drejtuesit e Teutës. Në Durrës duket se janë lodhur me një skuadër, që lufton për mbijetesë dhe po lëvizin për të nderuar një skuadër të denjë për të pretenduar trofe. Nuk është thashethem i merkatos së verës, por një projekt ambicioz, që drejtuesit durrsakë duan ta vënë në jetë sa më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online