Alvesh i kthehet Mesit: Je miku im, por ki respekt

Në momentin që flet një njeri si Lionel Mesi aq ashpër e gjithë bota gumëzhin nga diskutimet. Mesi lëshoi akuza për korrupsion ndaj Brazilit dhe CONMEBOL, pas atij kartoni të kuq që mori në ndeshjen e vlefshme për vendet tre dhe katër të Kupës së Amerikës ndaj Kilit.
Pas kësaj deklarate, mes shumë personaliteteve të sportit, ka reaguar edhe Dani Alvesh. Ndryshe nga rasti i parë, këtë herë mbrojtësi është shfaqur mjaft kritik ndaj Mesit. Ai shprehet se përtej shoqërisë së madhe me yllin argjentinas, ky i fundit ka fyer kombëtaren e Brazilit, CONMEBOL dhe shumë njerëz që kanë dhënë shumë për të qenë aty në ato momente.

“Një mik nuk ka gjithmonë të drejtë vetëm për shkak se është një i tillë. Mesi mund ta ketë thënë atë në moment nxehtësie, por unë përsëri nuk pajtohem me fjalët e tij. Së pari, sipas mendimit tim ai ka treguar mungesë respekti ndaj një institucioni si Seleçao.”

“Së dyti, ai nuk ka respektuar ato profesionistë, që lënë gjithë ato gjëra pas për të qenë aty, duke luftuar për ëndrrën e tyre. Unë nuk jam ai shok që tregon gjithmonë të vërtetën kur është e duhur për të. Mendoj se Mesi gaboi kur foli në këtë mënyrë”, deklaroi Dani Alvesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *