Alison Beker u largua nga Roma për të kaluar në drejtim të Liverpulit, të cilët shpenzuan plot 62.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e portierit. Që nga ajo kohë, braziliani është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të “The Reds”.
Gjithsesi, verën e vitit të kaluar, 26-vjeçari ishte një ndër më të kërkuarit, ku në garë me Liverpulin ishte dhe Çelsi, por në fund ishte vetë Alison, i cili vendosi për destinacionin e tij. Pikërisht në lidhje me këtë çështje, gardiani ka folur për mediat angleze, ku ka shpjeguar arsyen e zgjedhjes së tij.
“Çelsi ndryshoi trajnerin dhe nuk luante në Champions. Gjithmon e kam admiruar historinë e Liverpulit. Është një klub me pesë trofe Championsi. Doja me të vërtetë të isha pjesë e historisë së këtij ekipi. I shkova shumë pranë me Romën dhe po punoj fort që tani me Liverpulin t’i shkoj deri në fund. Çfarë është jeta në qoftë se nuk lufton për ëndrrat?! Unë ëndërroj ta fitoj Champions League”.