Buzëqesh Sinella, Egnatia nënshkruan me një mbrojtës

0

Egnatia së pari ka ndryshuar trajnerin, teksa Bledar Sinella zuri vendin e Ilir Duros. Ndërkohë tani drejtuesit po punojnë për të përforcuar ekipin me lojtarë cilësorë. Tashmë është bërë edhe lëvizja e parë.

Jurgen Vogli, qendërmbrojtësi peqinas që u largua nga Teuta pak ditë më parë, është prezantuar ditën e sotme me rrogozhinasit. Kemi të bëjmë me një rikthim tek Egnatia, pasi Vogli ishte edhe vjet pjesë e këtij ekipi.

Në klubin rrogozhinas e konsiderojnë një lëvizje të rëndësishme afrimin e qendërmbrojtësit. Në vijim pritet të ketë edhe lëvizje të tjera në hyrje. Egnatia pas 14 javëve të para kampionat renditet në vendin e tretë dhe mund të synojë edhe ngjitjen në Superiore.

Formula e kampionatit, që mundëson përgjysmimin e pikëve pas mbylljes së fazës së dytë, e mban në garë edhe Egnatian. Me lëvizjet e duhura në merkato, rrogozhinasit mund të rivalizojnë me Bylisin dhe Besën që renditen mbi ta në tabelën e klasifikimit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.