Alimehmeti: Ky derbi kthesë për Tiranën, Mema bën gjëra të mëdha

Krenar Alimehmeti, ish-kapiteni i Tiranës, ka folur në prag të derbit të kryeqytetit, ku tha se bardheblutë i kanë të gjitha shanset për të fituar. 6 herë kampion me Tiranën, Alimehmeti foli me besim se kjo ndeshje do të jetë pika e kthesës për të besuarit e Memës në derbi:

“Mendoj se këtë herë do të jetë pika e kthesës, për shumë arye. Tirana e ka fitoren të domosdoshme, për moral, për pozitat që ka në renditje. Besoj se do t’ia dalin. Derbi gjithmonë është një ndeshje që duhet trajtuar si një ndeshje e veçantë, nuk ka rëndësi renditja dhe gjendja e skuadrave.

Unë nuk mendoj se ka diferenca në organikë, sa i takon lojtarëve, lojës, por faktet janë fakte dhe renditja e tregon. Partizani është në një moment që është më i çliruar dhe kërkon ta mbyllë kampionatin nga matematika, pasi titulli është vendosur me kohë. Tirana vjen pas kualifikimit në finalen e Kupës. Do të jetë një sfidë e lufutar.

Memën e kam mik, kemi luajtur bashkë futboll. Mema është një trajner i zgjuar, shumë punëtor. Prandaj jam besimplotë se Mema sezonin e ardhshëm do të bëjë gjëra të mëdha me Tiranën”, u shpreh ish-kapiteni bardheblu për “RTSH Sport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *