Alikaj: Kukësi është favorit, Skënderbeu skuadra për t’u mundur

Ish-mesfushori analizon përballjen më të rëndësishme të javës. Komenton dy presidentët, si dhe zgjedh batutat për të përshëndetur miqtë e tij që luajnë për këto dy skuadra

Jurgen Zela

Nga Superiorja në zonën bavareze, Enkel Alikaj ka nisur një aventurë të re në Gjermani. Në të shkuarën ka bërë mirë në shumë skuadra në superiore, ndër to dhe me Kukësin dhe Skënderbeun. Si për koincidencë, si me kuksianët, ashtu dhe me korçarët, është aktivizuar në 32 ndeshje në kampionat. Alikaj flet për ndeshjen e sotme dhe nuk e kursen batutën për të përshëndetur miqtë e tij në këto dy skuadra. 35-vjeçari mendon se titulli do të ndahet sërish mes Kukësit e Skënderbeut, ndërkohë që jep parashikimin e tij për këtë ndeshje.

– Enkel, pas shumë vitesh në kampionatin shqiptar, keni filluar një aventurë të re në Gjermani, si ka nisur ajo?

– Bëra një udhëtim me disa miq në periudhën verore dhe takuam shumë persona, disa prej të cilëve të lidhur me futbollin.

Ndër të tjera, m’u krijua mundësia për bashkëpunim. Një familje shumë e nderuar nga Kosova, Ademaj, në bashkëpunim me Fiqeret Dedën, kanë ndërtuar një skuadër simpatike, që synon ngjitjen sa më lart në ligat gjermane.

– Keni luajtur me dy nga skuadrat që po dominojnë vitet e fundit, Kukësin dhe Skënderbeun, që sot përballen mes tyre. Si e shikon këtë takim?

– Është një ndeshje nga më të bukurat e kampionatit tonë, me skuadrat më të mira, për mendimin tim, që kanë një kontingjent lojtarësh dhe një menaxhim për t’u pasur zili. Vitet e fundit i kanë dhënë tonin kampionatit shqiptar, madje kanë bërë paraqitje shumë të mira edhe në Europë.

– Kukësi si kampion, ndërsa Skënderbeu me petk evropian. Kush është favorit dhe kush mendoni se mund ta zgjidhë këtë takim?

– Kukësin e shoh të avantazhuar për vetë faktin se Skënderbeu është disi i lodhur nga ndeshjet europiane. Plus, “armë” të forta janë fusha dhe publiku për kuksianët në këtë ndeshje të njësishme. Megjithatë, të gjithë e dinë shumë mirë se në Shqipëri skuadra për t’u mundur është Skënderbeu. Një skuadër për t’u marrë shembull nga gjithë presidentët në Shqipëri si organizohet një klub futbolli. Frytet që po merr janë kënaqësi për të gjithë shqiptarët.

– Besoni se titulli do të diskutohet sërish mes këtyre dy skuadrave?

– Jam i bindur për këtë. I kam parë të gjitha skuadrat e këtij sezoni dhe mund të them se asnjë nuk është në lartësinë e tyre.

– Ju personalisht, për kë do të bëni tifo?

– Kam kaluar shumë mirë te të dyja skuadrat, kam miq e shokë dhe mbaj kontakte me ta. Të dyja i kam në zemër, por, meqë Skënderbeut i mungon Osmani, le të fitojë Kukësi…

– Gjici dhe Takaj, një sfidë brenda sfidës. Si do t’i përkufizonit këta dy personazhe?

– Do të thosha se janë dy njerëz me karaktere të ndryshme, por me qëllime të njëjta, ambiciozë. Gjici mërzitet nga dështimi dhe e shpreh menjëherë, kurse Takaj është më i përmbajtur. Për futbollin shqiptar është fat, që janë njerëz të tillë që investojnë më shumë se në vendet fqinje.

– E përmendët Osmanin me një batutë. Po një për kuksianët, e keni?

– Te Kukësi kam miq Hallaçin, Musollin, Shametin dhe të tjerë. U uroj suksese. Osmani? Për momentin është mesfushori më i mirë i kampionatit. Si mbrojtës lë për të dëshiruar. Ju deshën 32 vite për të ndryshuar rolin, habitem si ka ngrënë bukë gjithë këto vite (qesh).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online