890 ditë pa fitore në Kukës, Skënderbeu gati të thyejë tabunë

0

Skënderbeu ka sot një mision të veçantë në përballjen ndaj Kukësit, pasi do të kërkojë të thyejë “tabunë” prej më shumë se dy vitesh pa fitore në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Fitorja e fundit dhe e vetme e Skënderbeut në këtë stadium është ajo e 26 prillit të vitit 2015, kur fitonte 1-0, me gol të Sabien Lilaj. Kanë kaluar 890 ditë, vërtet shumë, ndaj dhe korçarët besojnë se ka ardhur momenti për fitore, pavarësisht se luajnë në shtëpinë e kampionëve në fuqi. Kukësi dhe Skënderbeu janë përballur 8 herë në Kukës në Superligë, ku veriorët kanë 6 fitore, 1 ndeshje ka përfunduar në barazim dhe 1 herë të vetme ka fituar Skënderbeu. Humbja me më shumë gola për Skënderbeun është ajo e majit të vitit 2013, kur korçarët do të humbnin 4-3. Skënderbeu shkon sot në Kukës me objektivin e vetëm për fitore dhe për të treguar se është skuadra më në formë për momentin. Do të përpiqet t’u tregojë “dhëmbët” rivalëve për titullin kampion, madje edhe brenda në shtëpinë e tyre. Në ndeshjen e parë ndaj një rivali si Partizani, Skënderbeu arriti të fitonte 2-0 dhe radhën sot e ka Kukësi.

 

17 përballjet KUKESI-SKENDERBEU

– Ndeshja e parë: 01.12.2012, në Korçë, 2-0.

– Fitorja e parë e Kukësit: më 11.05.2013, në Kukës, 4-3.

– Fitorja e fundit e Kukësit: 2-0, më 20.05.2017.

– Fitorja e parë e Skënderbeut: në Korçë, më 01.12.2012, 2-0.

– Fitorja e fundit e Skënderbeut: në Korçë, më 07.02.2016, 3-1.

– Fitorja e fundit e Skënderbeut në Kukës: më 26.04.2015, 0-1.

– Barazimi i parë: më 07.12.2013, 1-1, në Kukës.

– Barazimi i fundit: më 17.03.2017, 1-1 në Korçë.

– Barazimi me më shumë gola: 3-3, më 30.04.2014, në Korçë.

– Fitorja më e thellë e Kukësit: 1-3, në Korçë, më 18.09.2013.

– Fitorja më e thellë e Skënderbeut: 3-1 në Korçë, më 07.02.2016.

– Ndeshja me më shumë gola: 4-3, në Kukës, më 11.05.2013.

– Fitore radhazi të Kukësit: 1 rast me 2 ndeshje. Në Kukës më 11.05.2013, 4-3, e dyta në Korçë, 1-3, më 18.09.2013.

– Fitore radhazi të Skënderbeut: 1 rast me 2 ndeshje, të dyja në Korçë, më 26.04.2015 dhe 29.08.2015, të dyja 1-0.

– Ndeshje pa spektatorë: 1 rast, më 07.12.2016 në Korçë, 3-1.

– Shënuesi më i mirë i Skënderbeut ndaj Kukësit: Pejiç, 3 gola.

– Shënuesi më i mirë i Kukësit ndaj Skënderbeut: Po Pejiç, 4 gola.

– Gola të shënuar nga të huajt: Për Skënderbeun 8 nga 20 gola gjithsej. Për Kukësin 12 gola nga 20 gjithsej.

– 12 nga 15 ndeshje gjithsej janë gjykuar nga arbitra me skema të FIFA-s. Ka gjykuar më tepër sfidat Skënderbeu–Kukësi: Enea Jorgji (Elbasan-6 ndeshje), Lorenc Jemini (Tiranë-5 ndeshje), K. Meta Tiranë (3 ndeshje) dhe nga një ndeshje secili B. Pashaj (Tiranë) dhe E. Sino (Fier) e L. Alla (Lushnjë).

– Bilanci total në 17 ndeshje: 7 fitore Kukësi, 5 barazime, 5 fitore Skënderbeu, Golaverazhi 22-20.

Statistikat: FATMIR EFICA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.