Aleksi: I dhuruam një pikë ekipit më të mirë në Shqipëri!

Albano Aleksi arriti të shënojë një gol me vlera për Luftëtarin, por në fund skuadra e tij mori vetëm një pikë. Mesfushori shënoi edhe në Laç para dy javësh, ndërkohë që analizon pikën e marrë ndaj bardhebluve në transfertë.

“Bëmë një lojë shumë të mirë. Punuam mirë gjatë javës, në fund na penalizmi eksperienca. Jemi të kënaqur që ndaj ekipit më të mirë në Shqipëri morëm një pikë.  S’ka lidhje kriza. Grupi ka të bëjë shumë në një ekip”, tha Aleksi në Supersport gjatë lidhjes me emisionin “Gol pas Goli”.

“Më kënaqin pikët që merr ekipi. Kam akoma shuam për të bërë, nuk jam ende në maksimum. Ky është fillimi”, shtoi më pas mesfushori, i cili ka kaluar edhe një dëmtim në pjesën e parë të sezonit dhe tani po fiton formën maksimale.

Në fund Aleksi theksoi se ia dhuruan pikën bardhebluve: “Çdo ekip ka meritën e vet. Më shumë ia dhuruam pikën Tiranës, mund ta mbyllnim ndeshjen me Nezirin. Mendoj se ndikoi eksperienca për të ruajtur rezultatin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online