Pollozhani: E merituam, por patëm fat në rastin e Oto Xhonit

Fitorja kundër Skënderbeut ka ardhur në momentin më të mirë për Flamurtarin dhe të dy ekipet kanë ndryshuar pozicionin në renditje. Artim Pollozhani ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, duke u ndalur te triumfi kundër ekipit korçar dhe situata e pagave të pamarra.

Kapiteni tregohet i sinqertë në rastin e Oto Xhonit, ndërsa komenton dhe largimet e lojtarëve si Bushiç e Danilo Alvesh gjatë merkatos së janarit.

GOLI I ANULUAR DHE FITORJA – “Ishte një shpërblim, pasi kemi bërë ndeshje shumë të bukura, por nuk kemi pasur fat. Sot e merituam fitoren dhe kishim edhe fat te ai rasti i pozicionit jashtë loje. Mes portierit edhe mua duhej me shumë komunikim, por falë zotit ai gol i anulua. Unë mendoj që ata që ishin në fushë, dhanë maksimumin dhe e merituam plotësisht fitoren.”

MOMENTI – “Në atë moment, isha i pafuqishëm. Mund ta largoja atë top, por dëgjova Koliçin dhe nuk lëviza. Vetëm kur kthehem dhe shoh topin në rrjetë. Më pas, pashë anësorin me flamurin lart dhe i thashë Koliçit: Sot na ndihmoi Zoti!”

KLIMA BRENDA SKUADRËS – “Klima brenda skuadrës është super, çunat punojnë ditë për ditë në maksimum dhe reflektimi ishte sot në fushën e lojës. Të gjithë çunat kanë dhënë maksimumin dhe i përgëzoj.”

FINANCAT – “Ne i jemi distancuar gjithmonë këtyre pyetjeve për financat. Sa qëndron një lojtar pa paguar, varet te futbollisti. Çdo futbollist punon dhe ëndërron për diçka më të mirë. Unë mendoj se sa dëshira dhe grinta ekziston në grup, unë besoj se do të jemi në rrugën e duhur. E shikoni dhe vetë që janë larguar disa futbollistë, por këto çuna që janë këtu po bëjnë ndeshje edhe shumë më të mira.”

LARGIMET – “Edhe Bushiç, edhe Alvesh edhe të gjithë që kanë ikur kanë qenë profesionistë. E kanë dashur Flamurtarin edhe unë mendoj se mbase është edhe ajo që i jepet shansi dikujt që nuk i është dhënë, dhe ata që luajnë tregojnë që mund të japin maksimumin, siç sot përballë Skënderbeut.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online