Fitore me goleadë e Bylisit, triumfon edhe Dinamo. Rezultatet e plota

Janë luajtur 5 takime të vlefshme për Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar, ku nuk kanë munguar golat. Bylisi kundër Egnatias ishte ndeshja më e bukur, me ballshiotët që kanë triumfuar 5-2. Festival golash në Ballsh, me Bylisin që merr një tjetër fitore bindëse këtë sezon.

Fitore ka marrë edhe Dinamo, me blutë kryeqytetas që kanë triumfuar 3-1 kundër Korabit. Oriku dhe Lushnja janë ndarë në barazim 1-1, ndërsa Apolonia ka triumfuar minimalisht 0-1 në transfertë kundër Turbinës, falë një goli që në minutën e 2-të Mihanës. Elbasani ka triumfuar pastër 2-0 kundër Tomorit, me golat e Lleshit dhe Nurit që vendosën rezultatin e sfidës.

KATEGORIA E PARË – JAVA 21

GRUPI A  | Play-off
E shtunë, më 30 mars 2019, ora 15:00
Dinamo-Korabi 3-1
Shënues:
Kolgega 33′, Vrapi 40′, Sefa 79′ / Skuka 60′

GRUPI B | Play-off
E shtunë, më 30 mars 2019, ora 15:00
Bylis-Egnatia 5-2
Shënues:
Guindo 31′, 85′ Murataj 67′, Hadroj 87′, Aliaj 92′ / Bakalli 56′, Troka 71′
Oriku-Lushnja 1-1
Shënues:
Kongjoni 38′ / Allkanjari 46′

GRUPI B | Play-out
E shtunë, më 30 mars 2019, ora 15:00
Turbina-Apolonia 0-1
Shënues: Mihana 2′
Elbasani-Tomori 2-0
Shënues:
Lleshi 20′, Nuri 63′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online