Alegri nuk e sheh të lehtë: Junajtid një ekip i vështirë për t’u mundur

Mbrëmja e nesërme na rezervon rikthimin e Champions. Përballja kryesore, që ka marrë dhe vëmendjen më të madhe është ajo midis Mançester Junajtid dhe Juventus. Supersfida do të zhvillohet në “Old Traford” dhe pritet me mjaft interes. Trajneri i Juventus, Alegri ka folur në lidhje me takimin, por dhe për problemet e Juventus.

NDESHJA – “Kjo është një periudhë e rëndësishme, që nuk kemi nisur mirë kundër Xhenoas. Nesër është një ndeshje e fortë dhe në rast se fitojmë, hedhim një hap të rëndësishëm drejt turit tjetër. Ata janë teknikë dhe ne duhet të luajmë mirë.”

MUNGESAT – “Manxhukiç nuk do të luajë. Më vjen keq që nuk e kam në dispozicion, si atë po ashtu dhe Kedirën dhe Emre Xhan. Pavarësisht mbrojtjes me 3 apo 4, ne do të duhet të jemi shumë të saktë, sepse ata kanë një alternativë, topin e gjatë, që ne nuk e kemi”.

RIGJETJA E POGBA – “Përveç tij do të gjejmë dhe një ekip me lojtarë shumë të fortë. Përballen dy ekipe, të cilët kanë lojtarë të rinj dhe të rëndësishëm. Ata kanë Marsial, Pogba apo Rashford, ndërkohë ne kemi Dibala, Bernardeski, Kanselo apo Bentankur. Ata janë të rinj dhe do të jenë e ardhmja e futbollit. Kjo ndeshje është një provë e rëndësishme sepse luajnë në një stadium të madh kundër një ekipi të madh”.

MANÇESTER JUNAJTID – “Ekipi i Junajtid ka teknikë, shpejtësi dhe fizik. Është i ndërtuar për të fituar dhe ka një trajner me shumë përvojë. Ne do të duhet të bëjmë një ndeshje të mirë në shumë mënyra. Mjafton të ndjekësh ndeshjen e tyre ndaj Çelsit dhe e kupton që janë një ekip mjaft i vështirë për t’u mundur”.

TOPAT E GJATË NJË PROBLEM – “Ka pasur gabime nga ana e të gjithëve. Duhet të ketë presing, si për atë që kroson, gjithashtu dhe për lojtarin që është në zonë për të shënuar. Deri tani nga gjashtë gola, katër prej tyre i kemi pësuar nga krosimet. Gjithashtu të shtunën ndaj Xhenoas pësuam një gol të çuditshëm dhe për faj të një përgjumje nga ana jonë. Duhet të përmirësohemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online