Alegri: Me Milanin “betejë”, ja për çfarë ka nevojë Ken. CR7? Nuk luan… nesër

Juventusi dhe Milani do të përballen nesër në një nga ndeshjet më prestigjioze të futbollit italian. Ekipet vijnë ndryshe në këtë duel. Bardhezinjtë duan t’i japin fund me titullin, edhe pse e kanë pak mendjen te ndeshja kundër Ajaksit në mesjavë. Situatë e komplikuar për kuqezinjtë e Gatuzos, të cilëve nuk u falen më gabimet, përndryshe objektivi Champions ndërlikohet shumë.

Maks Alegri e nis konferencën për shtyp me një lajm të mirë për gjendjen e Kristiano Ronaldos. “Ylli” i bardhezinjve ndodhet mirë dhe po bën maksimumin për të zbritur në fushë në Amsterdam të mërkurën. Trajneri sqaron dhe gjendjen e lojtarëve të tjerë, vlerëson Milanin dhe ka elozhe e këshilla për Moize Ken.

SITUATA – “Kielini me shumë mundësi do të qëndrojë jashtë. Ndodhemi në një moment të mirë fizik dhe do bëj vlerësimet e duhura për formacionin. Sigurisht që do të ketë ndryshime dhe do të ketë hapësirë edhe për lojtarët e pankinës. Dibala, Manxhukiç dhe Spinazola do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Milanit. Mbetet për t’u vlerësuar gjendja fizike e Kedirës, kurse Dagllas Kosta do të jetë i gatshëm për Ajaksin. Perin dhe Kaseres (tre javë jashtë) do të mungojnë. Kuadrado është mirë, ashtu si edhe Aleks Sandro.”

RONALDO – “Kristiano ndihet më mirë dhe po jep sinjale pozitive, 5 ditë përpara ndeshjes kundër Ajaksit. Po bën gjithçka që të jetë i gatshëm dhe shpresoj që ta kemi në dispozicion. Kundër Milanit nuk do të grumbullohet.”

KEN – “Ai është një sulmues që vrapon drejt portës. Ai mund të luajë me Manxhukiç, por edhe Dibalanë e Bernardeskin. Jam i lumtur me atë që po bën Moize. Ai ka nevojë për një ekuilibër të madh, që do i mundësojë të qëndrojë 10 vite te Juventusi dhe të bëhet një futbollist i madh. Nuk mjaftojnë dy ndeshje, por gjithçka varet nga puna e tij.”

TITULLI – “Kur ta fitojmë do të jetë një natë e bukur dhe do e festojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Numrat tonë janë impresionues dhe nuk është kurrë e thjeshtë të fitosh 8 kampionate rresht. Ka shumë merita të Juventusit dhe pak gabime të ekipeve të tjera. Komplimente Napolit. Po zhvillojnë një kampionat për titull, por ne kemi shkuar përtej. Nuk ka qenë e thjeshtë të grumbullonim 81 pikë, tetë ndeshje para fundit.”

MILANI – “Kuqezinjtë janë rritur shumë. Janë në luftë për një vend në Champions dhe ndeshjet kundër tyre kanë qenë gjithmonë të ekuilibruara. Do të jetë një ndeshje simuluese, që do të na bëjë mirë përpara Ajaksit. Duhet të fitojmë përballë Milanit nesër, pasi do të jetë simuluese përpara ndeshjes së mesjavës në Champions.”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online