Alegri kundër rrymës: Të mos ndalim futbollin, por të edukojmë të vegjlit

Rreth racizmit që ka shpërthyer në Itali ka folur dhe Maks Alegri. Trajneri i Juventusit ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Sampdorias, duke theksuar se është kundër ndalimit të futbollit.

Trajneri i bardhezinjve kërkon ta zgjidhë problemin në filiz, duke u marrë me shkollat dhe fëmijët e vegjël. Nëse ata rriten mirë, do të ketë gjithmonë e më pak racizëm dhe e ardhmja do të jetë më e bukur.

Nuk toleroj asnjë formë racizmi dhe fyerje, madje as kundër të vdekurve dhe tragjedive që kanë ndodhur. Fatkeqësisht në Itali kemi humbur shumë nga edukata dhe respekti ynë. Ndalimi i futbollit dhe mbyllja e stadiumeve? Nuk na takon ne të vendosim. Unë jam që të vazhdojmë përpara, zgjidhja duhet të vijë nga lart. Teknologjia në stadiume mund të jetë e nevojshme për ata që shkaktojnë trazira.”

“Për t’u rinisur, për t’u përmirësuar, duhet të shkojmë te fëmijët e vegjël. Duhet të futemi në shkolla dhe besoj se kjo gjë është e mirë për futbollin, sepse në 100 fëmijë, 70-80 mund t’i menaxhojmë mirë. Është e lehtë të flasim tani, nëse të nesërmen kemi harruar gjithçka. Më erdhi keq për ngjarjen e ndodhur në ‘San Siro’, sepse kishte shumë njerëz në stadium, kishte fëmijë, të cilët janë e ardhmja e Italisë”, përfundon trajneri i Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online