“I vetmi që kam lindur në Itali”, Komiso zbulon “pa dashje” akordin me Fiorentinën

Roko Komiso do të jetë presidenti i ardhshëm i Fiorentinës. Italo-amerikani zotëron një pasuri prej 4.9 miliardë dollarësh dhe merret me inxhinieri industriale, telekomunikacion (ka krijuar kompaninë Mediacom) dhe investimet në banka.

Ai u largua në moshën 12-vjeçare nga Kalabria e tij dhe nisi një jetë të re në vendin e mundësive. Akordi me familjen Dela Vale është arritur për shifrën e 150 milionë dollarëve, ndërsa tifozët e Fiores janë entuziastë për fillimin e ri.

Akoma nuk ka asgjë zyrtare, edhe pse 69-vjeçarit ka konfirmuar gjithçka “pa dashje”. Në një prononcim për “Corriere Fiorentino”, Komiso ka dashur të lërë pezull faktin nëse ka blerë klubin nga Firence, por i ka shpëtuar një frazë, nga e cila nënkuptohet gjithçka.

Nuk mund të jap asnjë lloj konfirmimi, qoftë pozitiv apo negativ. Jam i vetmi që kam lindur në Itali, nga të gjithë që kanë blerë në Itali. Fiorentinës i uroj fat në ndeshjen kundër Xhenoas. E njoh vlerën e bluzës vjollcë dhe e njoh mirë historinë e klubit. Njoh Hamrin dhe Batistutën. E njoh mirë historinë e klubit “, përfundon Roko Komiso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online