Alegri e di si fitohet: E godasim Interin në pikat e dobëta!

Juventusi do të presë mbrëmjen e nesërme Interin në derbin e Italisë. Një sfidë e vlefshme për javën e 15-të të Serisë A, ku bardhezinjtë udhëheqin kampionatin me 40 pikë, 11 më shumë se zikaltrit e Spaletit. Tekniku i “zonjës së vjetër” ka folur ditën e sotme për mediat, ku është shfaqur mjaft i qetë në kuadër të sfidës.

NDESHJA – “Nesër do të jetë një ndeshje e bukur dhe e rëndësishme, pasi është derbi i Italisë. Do të jetë interesante, sepse përballen dy ekipe që kanë bërë historinë e futbollit italian, së bashku me Milanin. Duhet të përgatitemi mirë dhe të kemi vetëbesim, pasi do të kemi përballë një kundërshtar të fortë”.

GARA PËR TITULL – “Ne duhet të vazhdojmë të jemi të qetë. Shifrat thonë se Juventusi po e vret kampionatin që tani, por mendoj se ka kampionati ka kohë dhe përfundon në maj. Beteja vijon të jetë e njëjtë, pasi do të kemi ndeshje shumë ndeshje direkte dhe asnjëherë nuk i dihet. Duhet të vazhdojmë të jemi të përqendruar”.

FORMACIONI – “Formacionin do ta shoh përsëri sot. Bentakur pati një problem, prandaj mbetet për t’u parë. Në mbrojtje janë të gjithë në rregull, përveç Barzalit. Emre Xhan është pjesë e skuadrës. Ndihet mirë dhe është i uritur, ndoshta mund të luajë në vend të Bentakur”.

INTERI – “Është një ekip që tenton të luajë një lojë të zgjatur, pasi i ndihmon të krijojë hapësira. Kanë një sulmues, si Ikardi, i cili është një finalizues fantastik. Duhet të bëjmë një ndeshje mjaft të mirë dhe të nxjerrim në pah dobësitë e tyre”.

ALEGRI-SPALETI – “Kemi të përbashkët që jemi të dy toskanë. Ndryshojmë pak, pasi unë i kam akoma flokët, edhe pse jo për shumë kohë. Më duhet ta përgëzoj Spaletin për atë që ka bërë dhe po bën me Interin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online