Alegri: Do të jetë e vështirë, për Fiorentinën është ndeshja e vitit

Juventus do të luajë mbrëmjen e nesërme një sfidë mjaft delikate, në transfertë ndaj Fiorentinës. Vjollcët nuk kanë pësuar asnjë humbje në shtëpi për momentin dhe do të provojnë të mbeten të pamposhtur dhe pas sfidës ndaj bardhezinjve. Masimiliano Alegri ka folur në kuadër të sfidës, duke e cilësuar si mjaft të vështirë ndeshjen e nesërme.

FIORENTINA – “Ata janë të stërvitur mirë, kanë lojtarë të rinj, të fortë që janë duke bërë mirë. Nuk kanë humbur ende në shtëpi, kanë shënuar 14 gola dhe kanë pësuar vetëm tre. Për ta kjo është ndeshja më e rëndësishme e vitit. Do të jetë e vështirë, pasi i gjithë qyteti do të jetë në mbështetje të Fiorentinës”.

NDESHJET E RADHËS – “Duhet të mendojmë për nesër tani dhe më pas të fokusohemi për të premten, pasi na pret ndeshja ndaj Interit. Duhet të shkojmë në Zvicër më pas, për të siguruar vendin e parë në grup, sepse është diçka e rëndësishme për ecurinë tonë në Champions. E rëndësishme për tani është ndeshja e radhës, pra ajo ndaj Fiores”.

FORMACIONI – “Do të ketë ndryshime nesër, pasi luajtëm të shtunën, të martën dhe tani po luajmë përsëri të shtunën. Mund të lë dhe ndonjë lojtar të pushojë dhe të rikuperojë energjitë. Ndoshta Bonuçi, Mandxhukiç ose Pjaniç mund të pushojnë. Do të shohim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online