Luftëtari u mposht nga Partizani dhe kështu mbetet në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit. Për të mos mjaftuar kjo, në ndeshjen me të kuqtë la fushën e blertë i dëmtuar sulmuesi kryesor Vasil Shkurtaj.
Kjo ndodhi në fillim të pjesës së dytë, kur sulmuesi i zëvendësua me Dungën. Mërzitja e vlonjatit u pa qartë dhe shpresohet që mos të ketë ndonjë tërheqje që ta lërë gjatë jashtë fushave të blerta.
Gatishmëria e Shkurtajt është e rëndësishme për trajnerin Mezani dhe ekipin. Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Pritet që sulmuesi të kryejë kontrollet mjekësore dhe më pas do të mësohet shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuperimit.