Alarmi për Blazhevksin, mjekët japin garanci

Tirana po bëhet gati për ndeshjen e së premtes me Flamurtarit. Bardheblutë luajnë në transfertë dhe duhet të kthehen sa më parë te fitorja. Për ndeshjen e radhës mungesë e sigurt është ajo e Namdi Oduamadi, por së fundmi shqetëson edhe Dejan Blazhevski.

Ky i fundit ka pësuar një dëmtim në stërvitje dhe normalisht që trajneri Ardian Mema është shqetësuar për momentin. Gjithsesi mjekët kanë thënë se nuk ka ndonjë shqetësuese për sulmuesin.

Por do të shihet sërish gjendja e tij dhe do të mësohet nëse mund të luajë ndaj vlonjatëve. Blazhevski është një nga titullarët e rëndësishëm të bardhebluve. Deri më tani ka realizuar tre gola, duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *