VIDEO | Gafa që i tërboi, historia dhe festa e Gjibraltarit

0

Mbrëmja e djeshme në Ligën e Kombeve dhuroi rezultate surprizë, por mbi të gjitha duhet veçuar suksesi i Gjibraltarit, që mori fitoren e parë në histori në një ndeshje zyrtare. Ishte një rezultat historik që vinte pas 22 humbjesh, që nga viti 2014, kur kjo kombëtare merr pjesë në kompeticionet ndërkombëtare.

Plot 107 gola kishte pësuar Gjibraltari gjatë këtyre katër viteve dhe më në fund erdhi dita historike. Jo gjithçka shkoi mirë në Armeni, pasi në fillim të ndeshjes ndodhi një gafë e rrallë.

Vërtetë Gjibraltari është një vend i vogël, por kjo nuk i justifikon armenët që në fillim të ndeshjes të ngatërronin himnin e tyre me atë të Gjibraltarit. Pas ndeshjes miqtë kanë reaguar mjaft të irrituar, duke dërguar notë proteste për këtë episod qesharak.

Gjithsesi, kjo situatë duket se ka qenë një motiv më shumë për Gjibraltarin që pati sukses në fund, falë një penalltie të kthyer në gol në pjesën e dytë. Legjitime festa e lojtarëve dhe stafit pas ndeshjes, edhe pse vlente vetëm tre pikë. Për ta ishte historike.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.