David Alaba ka tronditur tifozët e Bajernit dhe trajnerin Karlo Ançeloti. Mbrojtësi këtë javë u dëmtua në kavilje me kombëtaren e tij, Austrinë, dhe nuk dihet saktësisht se sa do të mungojë. Pritej që dje të publikohej një diagnozë e qartë dhe Bajerni e bëri një reagim zyrtar, duke konfirmuar dëmtimin relativisht të rëndë, por pa dhënë një datë të saktë rikthimi. Ançeloti mund të detyrohet të kalojë brazilianin Rafinja në të majtë, ose të luajë me tre qendërmbrojtës. Ndërkohë, Sebastian Rudi, gjithashtu i dëmtuar me kombëtaren (Gjermaninë), nuk ka asgjë për t’u trembur dhe pritet që sot të rikthehet në stërvitje.
.@David_Alaba sidelined, Sebastian #Rudy gets the all clear ?? https://t.co/YKvjwDPnkU
Already looking forward to having you back, David! ? pic.twitter.com/iNb34rZYOx
— FC Bayern English (@FCBayernEN) September 6, 2017