Zidan: Synimi ynë, pak vrap dhe shumë zotërim topi

Tekniku francez i Real Madridit, Zinedin Zidan, në një intervistë për Bein Sports, ka folur në lidhje me lojtarët madrilenë, Florentino Perezin dhe për të ardhmen e tij.

Si nisi karriera në ekipin e parë: “Marrëveshja me Florentino Perez ishte shumë e shpejtë, Po përgatitja një ndeshje te ekipi B kur Perez më telefonoi që të merrja skuadrën e parë. Ai punon kështu, strategjia e tij është e qartë, ai e di se ku po shkon dhe se çfarë po bën”.

Në lidhje me stilin e lojës:“Unë dua që lojtarët të luajnë mirë, kam lojtarë të jashtëzakonshëm. E vetmja gjë që na intereson është të gjejmë mënyrën më të mirë për të mos vrapuar, që është të mbajmë topin, të ruajmë zotërimin e tij më shumë se rivali, qoftë ai Barcelona”.

Menaxhimi i Kristiano Ronaldos dhe ulja e tij në stol herë pas here: “Ai është shumë inteligjent, e njeh mirë veten, ndaj ishte e lehtë ta bindja. Këta lojtarë mund të besojnë tek mua dhe për momentin mendoj se po e bëjnë. Ronaldo është një shembull dhe ai është më i miri”.

Sergio Ramos, Ronaldo dhe Benzema: “Ramos është lideri, Ronaldo një jashtëtokësor dhe Benzema është talent i pastër”.

Një virtyt dhe një defekt: “Unë jam i durueshëm dhe gjithashtu bërtas, ashtu i transmetoj ato që mendoj”.

E ardhmja në Madrid: “Unë jam trajneri aktual i skuadrës, nuk e di për sa kohë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online